Puna praktike online në Riinvest

Data e Publikimit 04.08.2020


Gjatë muajit maj 2020, 37 nxënës të shkollave partnere të Programit "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt"- ASSET, përfunduan punë praktike online të ofruar nga Kolegji Riinvest. Për shkak të pandemisë dhe respektimit të distancës fizike, puna praktike për nxënës u realizua online dhe komunikimi gjatë tërë kohës u mbajt përmes platformave të ‘Google Meet’ dhe ‘Google Forms’.

Nxënësit patën mundësi të përfitojnë shkathtësi të punës ekipore, komunikimit, dhe hulumtimit të cilat u mundësuan përmes një trajnim për metodat dhe teknikat e hulumtimit. Trajnimi ishte 4 ditorë, ku nxënësit mësuan se si të administrojnë një hulumtim nga Gent Beqiri, eksperti për hulumtim në Kolegjin Riinvest. Të gjitha njohuritë e fituara gjatë trajnimit u aplikuan në praktikë ku pjesëmarrësit arritën të anketojnë rreth 1500 nxënës të shkollave partnere të Programit ASSET mbi ‘Orientimi në studime’. Pas përfundimit të anketimit, ata po ashtu përpiluan edhe raportet nga të gjeturat e hulumtimit për secilën shkollë.

Pjesëmarrës në punë praktike online, ishin 26 femra dhe 11 meshkuj nga 14 shkolla partnere të Programit ASSET, të listuara më poshtë:

1. “Xhevdet Doda” në Prishtinë
2. “Hajdar Dushi” në Gjakovë
3. “Kuvendi i Lezhës” në Viti
4. “Eqrem Çabej” në Vushtrri
5. “Xhavit Ahmeti” në Gjilan
6. “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj
7. “Gimnazija” në Kamenicë
8. “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë
9. “17 Shkurti” në Obiliq
10. “Jeta e Re” në Suharekë
11. “Haxhi Zeka” në Istog
12. “Bedri Pejani” në Pejë
13. “Ulpiana” në Lipjan
14. “Xhelal Hajda Tani” në Rahovec

Falënderojmë Kolegjin “Riinvest” për kontributin e tyre si dhe shkollat pjesëmarrëse për përkrahjen e nxënësve në këtë proces. Programi ynë mbetet i angazhuar në ofrimin e mundësive të tilla për nxënës në bashkëpunim me partnerët tanë.